Në Gjilan, të martën, është mbajtur punëtori pune për evidenstimin dhe hetimin e krimeve me motive potenciale të urrejtjes. Kjo punëtori është mbajtur me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, organizuar nga Sektori i OSBE-së, për monitorim dhe zhvillim të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, është diskutuar për bashkëpunimin aktual, sfidat, si dhe janë dhanë propozime drejtë rritjes së ndërveprimit midis këtyre instucioneve me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.
Ndër tjerash është thënë se për të hetuar në mënyrë cilësore krimin e urrejtjes dhe për të mbledhur të dhëna të nevojshme, së pari duhet të identifikohen krimet e urrejtjes, mandej të bëhet mbledhja e të dhënave, aktivitetet e menjëhershme në terren si dhe të ketë bashkëpunim me të gjithë aktorët e sigurisë, sepse pa dyshim janë prioritet i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët e tjerë relevant dhe strukturat e sigurisë, janë të përkushtuar që të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë qytetarët e saj, është thënë po ashtu gjatë punimeve të kësaj punëtorie.