Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Elmina Mahmuti me stafin e saj kanë prit në takim, Ukshin Ismailin, Drejtor Klinik dhe Sevdail Ahmeti – Drejtor i Administratës, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Përgjegjësit e Spitalit të Përgjithshëm kanë njoftuar për gjendjen e krijuar pas shpalljes së gjendjes emergjente lidhur me masat e ndërmarra preventive kundër Covid-19.
“Policia e Kosovës do të mbështes personelin e spitalit duke ofruar ndihmë personelit në sigurim. Policia e Kosovës dhe personeli mjekësor apelojnë se të gjitha vizitat në të gjitha repartet e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal ndalohen deri në një urdhër tjetër. Të gjithë ata që pengojnë punën personelin mjekësor duke mos respektuar këtë urdhër ndaj tyre do të ndërmirren masa ligjore”, ka thënë Hashani.