Sot, Policia e Kosovës, bashkë me përfaqësues nga Prokuroria, kanë marrë pjesë në një punëtori të organizuar dhe monitoruar nga seksioni për monitorim të Policisë së Kosovës , Misioni i OSBE-së në Kosovë, me temën “Prezantimi i ndryshimeve të reja të Kodit Penal në lidhje me dispozitat e krimeve të urrejtjes”.
Panelistët nga ana e Prokurorisë, në mënyrë të detajuar kanë elaboruar rreth ndryshimeve të fundit të Kodit penal në lidhje me dispozitat në fushën e krimeve të urrejtjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë takimit u diskutuan përvojat e lëmisë përkatëse dhe interesimi nga ana e pjesëmarrësve, zyrtarëve policor, pjesëmarrës në debat ishte shumë aktiv.
“Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj”, thotë zëdhënësi Hashani.