“Ju njoftojmë se sot me datë 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit është djegur restoranti ,”Maja e Zezë’’. Roja e sigurimit e këtij restoranti ka njoftuar për shpërthimin e zjarrit. Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësua “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan
Ja njoftim i i plotë për rastin:
“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
13 mars 2022, Gjilan
Ju njoftojmë se sot me datë 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq, Komuna e Gjilanit është djegur restoranti ,”Maja e Zezë’’.
Roja e sigurimit e këtij restoranti ka njoftuar për shpërthimin e zjarrit.
Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika , hetimet rajonale, zarrfikësit si dhe eksperti kundër zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme.
Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësua “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit. /2LONLINE/