Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të përdorimit të armës apo armëmbajtjes pa leje dhe aksidentit të trafikut, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Kishnapole, Gjilan 30.09.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë me pushkë gjuetie. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie pa leje prodhim turk. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Pozharan, Viti 30.09.2022 – 18:30. Një femër kosovare (këmbësore) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Nuk raportohet për të arrestuar. /2LONLINE/