Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë raportuar raste të ngacmimit seksual, dhunës në familje, arrestime, falsifikim të parasë, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
NGACMIM SEKSUAL
Novobërdë 10.10.2022 – 13:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkë viktimën femër kosovare kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij. Nga prindërit e të dyshuarit është raportuar rasti në polici, pasi që viktima dhe i dyshuari janë të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa viktima u është dorëzuar familjes së saj.
DHUNË NË FAMILJE
• Viti 10.10.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
• Gjilan 10.10.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan (NN) 10.10.2022 – 14:00. Është raportuar se janë deponuar kartëmonedha të e cila dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe po zhvillohen hetime.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 10.10.2022 – 20:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/