Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të falsifikimit të parasë dhe aksidentit të trafikut me lëndime, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Nënë Tereza, Gjilan 21.10.2022 – 13:35. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar dy kartëmonedha (20 € dhe 5 €) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Kemajl Azizi, Viti 21.10.2022 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga ngasësit dhe një pasagjer të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/