Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stafi Komandues i Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 me rastin e përfundimit të vitit 2022 ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillave Lokale për Siguri Publike Pogragjë, Cërnicë, Livoq i Epërm, Ponesh dhe lagjja ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan.
Në shenjë falënderimi Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica me stafin e tij kanë ndarë mirënjohje këtyre përfaqësueseve për angazhimin e tyre në identifikimin, adresimin e problemeve në lagjet dhe fshatrat ku ata veprojnë në të mirë të komunitetit të tyre, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në raport me Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të siguroj ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret e saj. /2LONLINE/