Me 29 shtator, në qytetin e Gjilanit, lagja Dardania, më saktë te “Çerdhja e re” që ndodhet në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, KFOR-i, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe Zjarrfikësit, do të mbajnë një ekspozitë/prezantim, për nxënës dhe qytetarë të tjerë të interesuar.
lexo edhe: Në Gjilan do të ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan në Kosovë
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se stacioni policor i Gjilanit ka planifikuar që ditën e mbajtjes së kësaj ngjarje, të ketë disa njësi për të ruajt rendin, kontrollojë rrugën dhe të prezantohet me një patrullë me veturë në ekspozitë.
Po ashtu do të ketë edhe ekspozime të veturave dhe mjeteve tjera të njësive të ndryshme të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit.
KFOR-i nga Bondsteel, do të jetë organizatore I kësaj ngjarje në përkrahje të komunës së Gjilanit, Policisë së Kosovës, FSK-së dhe Brigadës se Zjarrfikësve.
“Në pjesën e zbrazët të fushës ku mbahet ekspozita, do të aterojë një Helikopter I KFOR-it amerikan dhe po ashtu do të ekspozohen disa automjete të tyre së bashku me pajisje të FSK-së, Policisë dhe Zjarrfikësve. Para orës 07:00 duhet te bllokohet një pjese e rrugës ku do te vendosen automjetet deri sa Helikopteri te ateroje dhe pastaj renditen automjetet e KFOR-it, FSK-se PK-se dhe Zjarrfikësve”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, ngjarja do te zgjasë deri rreth orës 11:00 dhe pastaj tërhiqen te gjitha automjetet dhe I fundit Helikopteri.
Stacioni Policor i Gjilan është përgjegjës për koordinim me njësitet tjera ne ditën e cekur.
“Po ashtu njësiti I komunitetit policia në bashkësi nga stacioni Policor i Gjilanit, kanë koordinuar aktivitetet me Drejtorinë e Arsimit te komunës së Gjilanit me qellim te koordinimit te pjesëmarrjes së nxënësve, pritet që të një pjesëmarrje shumë etnike e fëmijëve nga shkolla të ndryshme të rajonit të Gjilanit”, ka thënë Hashani