Komandanti i Stacionit Policor Kamenicë Florim Klaiqi dhe Njësitet Sektoriale të PK-së, së bashku me Inspektorin Komunal për parandalimin e zjarreve, Naser Vllasin, kanë vazhduar me fushatë vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve.
Ata kanë takuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Kamenicë për ta njoftuar me këtë fushatë, si dhe kanë kërkuar t’u bashkëngjiten kësaj nisme.
Kryeimami në Komunën e Kamenicës ka theksuar se ligjërata e parë e para faljes së xhumasë, do t’i kushtohet thirrjes për parandalimin e zjarreve.
Policia e Inspektorati, takimet i kanë vazhduar edhe me anëtarët e KLSP-ve, hoxhallarë e sigurisht edhe drejtpërdrejt me banorë nga lokalitete të ndryshme.
Mes tjerash ata u kanë sqaruar se kushdo që ndez zjarre qëllimshëm, apo edhe nga pakujdesia, përgjegjësia është e njëjtë dhe do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.
Lusim qytetarët për kujdes të shtuar! /2LONLINE.com/