Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacioneve në zonën kufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.
Me datën 21.05.2024 njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer. Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim:
• sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra,
• filtera Grande rreth 70000 copë,
• filterë Gentelmen rreth 450000 copë,
• kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg,
• 28 palë këpucë,
• 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe
• 2 pasqyra.
Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës. /2LONLINE/