Policia e Kosovës gjegjësisht Njësitet e Task Forcës – Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës si rezultat i shtimit të masave për intensifikim të kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative kanë parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra.
Me datë 29.11.23 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se janë duke u sjellur mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga SRB -RKS, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore dhe operative me ç’rast është vërejtur një mjet i dyshuar/ traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fsh.Tërnoc-Bujanoc –Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fsh.Hodonoc-Kamenicë-RKS.
Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I. ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim:
• 330 sifona (mbledhëse uji),
• 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë. /2LONLINE/