Para pak orësh, Policia e Kosovës bastisi edhe shtëpinë e prindërve të deputetit Albin Kurti. Pushteti i kriminalizuar, që nuk ndërmorri asnjëherë asnjë veprim kundër strukturave paralele kriminale të Serbisë dhe kundër krimit e korrupsionit që e kanë vërshuar vendin, është vënë në përndjekje speciale të deputetëve të opozitës, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje..
Pushteti i Isa Mustafës dhe i Hashim Thaçit, që nuk ka guxim të përballet as edhe njëherë të vetme në mënyrë të dinjitetshme me Serbinë, kur kjo e fundit sulmon dhe bllokon Kosovën, po bastisë shtëpitë e deputetëve ngase nuk po mund ta durojë vendosmërinë e opozitës për ta mbrojtur Republikën.
Bastisjet e shtëpive të deputetëve dhe familjarëve të tyre, do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe do ta rrisin vendosmërinë e opozitës në rezistencën e saj kundër shtetit policor që është vënë totalisht në funkson të mbrojtjes së “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.