(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se pas bastisjes, në shtëpinë e një qytetari të Gjilanit, policia ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armeve dhe fishekëve.
Raportohet se në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë, pronë e të dyshuarit, në rrugën Ramiz Cerrnica në Gjilan, dhe janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie kalibrit 12 mm, një armë gjysmë automatike të kalibrit 12 mm, 118 fishek të kalibrit 12 mm, një pistoletë me gaz të llojit “Ecol Jacke Dual” kalibrit 9 mm, 60 fishek të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e kalibrit 9 mm dhe një thikë. /2L ONLINE/