Reshtere Sahadete Sadiku, nga njësiti Policia në Komunitet, stacioni policor në Gjilan, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve të Gjilanit (KNGJ), nga Shkolla e Mesme Gjimnazi Natyror ”Xhavit Ahmeti“, për t’u koordinuar për bashkëpunimin që do ta kenë lidhur me ligjëratat që do të fillojnë kundër dukurive negative në shoqëri.
Policia edhe më parë ka mbajtur ligjërata nëpër shkolla me tema të tilla porse kësaj here pjesë e ligjëratave, bashkë me oficerët e Policisë së Kosovës, do të jenë edhe nxënësit pasi që kishin marrë trajnime adekuate për këtë temë.
Po ashtu, Këshilli i Nxënësve u koordinua me Policinë e Kosovës që këto aktivitetet të zhvillohen kryesisht në shkolla, por pa përjashtuar mundësinë edhe me komunitetin nëpër bashkësi lokale.
“Policia e Kosovë me përkushtim punon dhe vepron në të mirë të qytetarëve të saj”, ka thënë rreshtere Sahadete Sadiku. /2LONLINE.com/