Policia e Kosovës, njësitet e policisë në komunitet dhe ato sektoriale janë takuar me Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP), të sapoformuar, në fshatin Cernicë të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije takimi është realizuar ne shkollën fillore te fshatit, ku ky këshill i përbërë nga banoret e fshatit si dhe policët sektorial, në kuadër të strategjisë “Policimi në Komunitet”, para qytetarëve kanë prezantuar rolin dhe funksionimin e KLSP-së, si dhe adresimin e brengave të qytetarëve, me qëllimin që së bashku të mundohen t’i zgjidhin ato.
“Gjendja e sigurisë në fshat në mënyrë unanime është vlerësuar e mirë. Janë diskutuar disa çështje te rëndësishme që mundë të ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Hashani.
Në takim kanë marr pjesë edhe struktura të larta nga OSBE.
“Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë në anën e qytetarëve të saj për siguri e tyre si dhe të krijohet ambient i qetë e prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.