Policia e Kosovës, pas mesnatës ka dërguar një komunikatë për media, përmes të cilës ka treguar se ka zbatuar urdhërin duke arrestuar treshen e njohur si Grupi i Drenicës dhe të njejtit i ka dërguar në burgun e Dubravës. ” Policia e Kosovës me 22 maj 2014 në orët e pasdites, nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka pranuar një URDHËRARREST me numër P 938/13 (PPS no.88/2011) kundër tre personave të pandehur S. J, S . L, dhe I. H.
Në bazë të këtij urdhërarresti Policia e Kosovës obligohet që të pandehurit pas arrestimit t’i dërgojë në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante, ka vënë ne zbatim urdhërarrestin për kërkim të të pandehurve.Zyrtarët policor kanë realizuar urdhërarrestin dhe tre personat e kërkuar nën shoqërimin e Policisë, dërgohen në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, ashtu siç kërkohej me urdhërarrest”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.