(E plotësuar)Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit Eroll Gashi, Petrit Gora dhe Kushtrim Avdi-Metaj. Ndërkohë, situata është e qetë.
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e KEDS-it. Kurse, Njësia Speciale në këto momente është larguar.Ata po bëjnë thirrje për të mos paguar energjinë elektrike. Ndërkohë, protestës iu kanë bashkuar edhe pensionistët të cilët po kërkojë që të lirohen nga pagesa e energjisë elektrike për shkak se pensionet që marrin nuk u dalin as për as për ilaçe, transmeton Bota Sot.
Protesta është organizuar nga Klubi Politik i Studentëve, me kërkesat sic janë ulja e çmimit të energjisë elektrike, e cila konsiderohet më e shtrenjta në rajon; kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor e cila tash nuk ekziston dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.
Klubi Politik i Studentëve bashkë me një numër të organizatave nga shoqëria civile kanë protestuar sot para selisë kryesore të KEDS-it në Prishtinë. Ata kanë protestuar kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Protesuesit kanë pasur tri kërkësa: të ulet çmimi i energjisë, të kthehet tarifa e lirë ditore dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.