Drejtoria Rajonale e Policisë- Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 26.07.2024 – 01.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë (1759) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i tridhjetë e shtatë (37) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i njëzet e nëntë (29) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzetë (20) ngasës,
- Shqiptuar njëzetë (20) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/