Sot në ora 10;00 zhvillohet një aktivitet si projekt i Policisë në Komunitet dhe Drejtorisë Arsimit të Komunës së Gjilanit dhe OSBE-së
Në projekt marrin pjesë rreth 30-nxënës multietnik nga shkollat e Komunës së Gjilanit në shlyerjen e grafiteve të cilat gjenden në muret e ndërtesave të ndryshme .
Takimi me nxënësit do të jetë në ora 10:00 para teatrit të qytetit.
Nënkolonel Nijazi Kolgeci, Shef i Sektorit të Operativës Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nxënësit fillimisht do të njoftohen për qëllimin e projektit dhe në bashkëpunim edhe me zyrtarët Komunal, OSBE, KLSP, dhe mësimdhënës, do të fillohet me pastrimin e mureve, duke filluar nga hapësira e teatrit, një këndë të murit të shkollës “Thimi Mitko” e tutje.
“Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit do të njoftohen më për së afërmi se shkarravitjet apo mbishkrimet në mure janë një dukuri evidente dhe janë një pasqyrë jo e mirë për qytetin e Gjilanit. Po ashtu do të njoftohen se grafitet në mure janë edhe të ndaluara dhe sanksionohen me Ligj”, ka thënë Kolgeci.
Sipas tij, gjatë realizimit të këtij projekti vlerësohet se është e nevojshme prezenca e mediave lokale e cila do të përcillte aktivitetin dhe gjithashtu do të përçonte porosinë edhe tek bashkëmoshatarët e nxënësve dhe qytetarëve.