Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 55 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 20 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 736 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 15 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.