Pas një mosmarrëveshje për të cilën ende nuk dihën motivet, në qendër të Pozharanit, ka ardhur deri te sulmi fizik në mes të dy të dyshuarve meshkuj të kombësisë shqiptare e ku ishin të përfshirë edhe disa të tjerë të moshës adoleshente. Sipas dëshmitarvë okular nga vendi i ngjarjës, kjo kacafytje në mes të dy grupeve të të rinjëve do të ishte me pasoja madje edhe shumë tragjike po mos të qëllonte rastësisht në afërsi të vendit të ngjarjës polici Kastriot Halimi, i cili nuk ishte në detyrë, por i cili pa hamendje me guxim, ka ndërhy në mes dhe ka penguar njërin nga të rinjt i cili me një mini –sopatë, tentoi të godiste njërin nga akëterët e kësaj rrahjeje.
Më pastaj policia e stacionit policor në Pozharan në vendngjarje ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë-revole të llojit Bareta, një shufër metalike dhe një mini-sëpatë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe rasti është nën hetime./BS/