/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Njësiti Policia në Komunitet nga stacioni Policor i Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorin së shkollës fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërçan të Gjilanit, kanë realizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të para deri në klasat e pesta duke i përfshirë edhe paralelet në gjuhën turke.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se temat e ligjërimit kanë qenë rreth “sigurisë në komunikacion” dhe “njoftim me punën dhe detyrat” e Policisë së Kosovës.
“Interesimi i nxënësve ka qenë mjaftë i madh, Policia e Kosovës është e përkushtuar që sa më tepër që është e mundur të jep kontributin dhe dijen e saj në ofrimin e njohurive nxënësve, kur ata ballafaqohen me trafik të zhvilluar, në mënyrë që mos të kemi fëmijë të lënduar si pasojë e aksidenteve”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/