Sot, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Gjilanit morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE për të diskutuar detyrimet pozitive të gjyqtarëve, prokurorëve, policisë, avokatëve, zyrtarëve për mbrojtjen e viktimave, përfaqësuesve të Qendrës për Mirëqenie Sociale dhe Strehimit të Grave, kur merren me rastet e “dhunës seksuale” si dhe praktikat më të mira në sigurimin e rehabilitimit dhe mbështetjes për viktimat e dhunës seksuale.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se përmes një diskutimi të hapur, pjesëmarrësit diskutuan se si të trajtojnë siç duhet rastet e krimeve seksuale si dhe dhunën me bazë gjinore, të mbrojnë të drejtat e viktimave dhe të mbajnë parimet e dinjitetit dhe të respektit.
“Diskutimet ishin mjaft përmbajtjesore dhe të gjithë pjesëmarrësit si faktor relevant të sigurisë u zotuan tê rrisin bashkëpunimin dhe rastet e tilla t’i trajtojnë me prioritet”, ka bërë të ditur Hashani