Policia e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut mbrëmë kanë realizuar një kontroll të përbashkët në kuadër të planit Operativë në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë aktiviteteve në teren janë gjetur parregullsi ku në këto raste janë shqiptuar gjithsej 82 për mos mbajtje të maskës për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohën nga ora 22:30-05:00 dhe për organizime të ahengjeve të ndryshme, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Ai bëri me dije se poashtu në komunën e Gjilanit dhe Ranillugut nga inspektorët e AVUK- ut, të asistuar nga Policia e Kosovës, janë mbyllur dy lokale, një diskotekë dhe një lokal nate.
“Aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anticovid-19”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/