• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

QKUK: Nga mision i mjekëve ndërkombëtar, trajtohen 29 fëmijë me probleme në zemër

Redaksia 2LONLINE 24 Prill, 2021 3 min
 QKUK: Nga mision i mjekëve ndërkombëtar, trajtohen 29 fëmijë me probleme në zemër

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, pritën në takim një ekip të mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”.

Ky ekip për një javë ka kryer intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjike të fëmijëve kosovar.

Me këtë rast, Drejtori i ShSKUK-së, dr. Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe stafin shëndetësor të cilët përmes operacioneve të kryera kanë ndihmuar fëmijët që kishin probleme me zemër.

Ai njoftoi se gjatë këtij misioni janë kryer 11 operacione tek fëmijët me defekte në zemër, përfshirë edhe një fëmijë 2 muajsh me peshë 3 kilogramë, e poashtu janë kryer 18 intervenime në Kardiologji Invazive- Diagnostike.

Fjalë mirënjohëse për ekipin dhe shoqatën që organizoi këtë mision, pati edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai tregoi angazhimet që po bënë Ministria e Shëndetësisë, duke ofruar bashkëpunim të mëtejmë, në të mirë të avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Dr. Mazllum Belegu, tregoi për organizmin e bërë dhe për punën që është kryer si në aspektin organizativ edhe në atë praktik gjatë ndërhyrjeve tek fëmijët.

Ai u shpreh i kënaqur me punën e bërë dhe bashkëpunimin edhe me stafin shëndetësor të klinikave të QKUK-së.

Dr. Françesko Santoro, njoftoi se intervenimet janë kryer me sukses dhe fëmijët aktualisht kanë gjendje të mirë shëndetësore. Poashtu, u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor nga Kosova.

Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre.

Etiketa:fëmijë Gift of Life mjeket operacione probleme në zemër QKUK
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti: Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i

12 Gusht, 2022
Kamenicë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional

11 Gusht, 2022

Në Klinikën e Psikiatrisë në gjashtë mujorin e parë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 4 mijë e 450 pacientë

8 Gusht, 2022

Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit

21 Korrik, 2022

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 që janë ndalë në spitale për trajtim

21 Korrik, 2022

Në Klinikën e Kirurgjisë gjatë periudhës janar- qershor 2022 janë kryer 248 operacione të përgjithshme dhe 91 me anestezion lokal

15 Korrik, 2022

Në Klinikën e Gjinekologjisë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 4 mijë e 379 lindje

6 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com