Në Poklek të Drenasit në prillin evitit 1999, forcat serbe vranë 53 anëtarë të familjes Elshani dhe Muqolli. Sot 17 vite më pas, përkujtohen dhe nderohen viktimat e masakrës së Poklekut.
Për Izmi Zekën, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, Pokleku dhe e gjithë Drenica dhanë shumë për shtetësin e Kosovës.
Ja postimi i plotë i Zekës
“Në Poklek të Drenicës 17 vjet më parë forcat paramilitare,ushtarako policore masakruan 53 civil. Pokleku e gjithë Drenica dhanë shumë për shtetësin e Kosovës dhe perspektivën e saj. Andaj sot ne gëzojmë lirinë fal sakrificës dhe luftës së martirëve, dëshmorëve të kësaj treve e të gjithë Kosovës.