Mijëra mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pogragjë ishin mbledhur në tubimin e përbashkët me fshatrat: Llovcë, Bilinicë dhe Sllubicë, për t’i dhënë përkrahje projektit të madh të ndryshimit të Kosovës.
Në tubim ishte i pranishëm kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, si dhe pesë kandidatët për deputet nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Murat Hoxha, Naim Behluli, Sabit Rrustemi e Fatmir Rexhepi.
Kur iu drejtua të pranishmëve, kryetari Haziri tha se ky masovitet është dëshmia më e mirë se LDK do të fitoj rrastë në këto zgjedhje, për ta ndryshuar fotografinë e Kosovës për t’mirë.
Ai tha e Pogragja sot e vulosi fitoren e LDK-së, ndëra ka siguruar qytetarët se LDK nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike, por do t’i fitojë zgjedhjet e vetme, me mbi 50 për qind të votave.
“Ne nuk kemi asnjë marrevëshje me askënd, me asnjë parti dhe me asnjë individ të cilet gjatë rrugëve të tyre politike kanë bërë shumë gabime dhe kanë akuzuar për vendimet tona. LDK do të fitoj e vetme në këto zgjedhje. Ju duhet të votoni për numrin e fitores 54 me kandidatët të cilët gjatë përvojës së tyre kanë dëshmuar se janë më të mirët dhe që qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës kanë vlerësuar angazhimet e tyre politike”, tha Haziri.
Ndërsa, në mesazhet e tyre, kandidatët për deputet nga Gjilani para mijëra mbështetësve të Pogragjës, Llovcës, Bilinicës dhe Sllubicës, thanë se duke i votuar ata, do të kujdesen për këtë pjesë të harruar nga të tjerët, për t’i kthyer investimet e mëdha.
“Me besimin tuaj ne do të udhëheqim në mënyrën më të mirë. Ne e përfaqësojmë subjektin, i cili nuk e përfaqëson krimin dhe nuk ka hyrë në gjynah me qytetarët, por jemi subjekt që u sigurojmë mirëqenie qytetarëve. Prandaj ne jemi faqebardhë dhe kërkojmë votën tuaj”, tha kandidatja Lirije Kajtazi.
“Pas fitores në zgjedhjet lokale, LDK vazhdon rrugëtimin fuqishëm me fitore në zgjedhjet nacionale. Jam i nderuar që jam pjesë e listës së LDK-së. Programi ynë qeverisës është pragmatik dhe racional. LDK më 8 qershor do ta konfirmojë fitoren e madhe. Ju ftoj që më 8 qershor të dilni sa më masovikisht”, tha Murat Hoxha.
“Ne kemi një detyrë për ta kryer. Kemi për ta përcuar zërin tuaj në Parlament dhe ai zë përcohet vetëm përmes deputetëve të Anamoravës. Bashkërisht me verpimtarët e kësaj ane, jemi munduar që t’ju ndihmojmë gjithmonë. Duhet të oprganizoheni të gjithë edhe këto ditë që na kanë mbetur, pasi ne vërtet do të jemi zëri juaj kudo që të jeni. Programi i LDK-së për zhvillim është më i miri”, tha Naim Behluli.
“Ju jeni ushtria më besnike e Ibrahim Rugovës që do ta konfirmoni fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit. Kjo qeveri nuk u ka dalë në ndihmë qytetarëve të saj sepse nuk kanë qenë njerëzit e duhur ata që i janë dashur Kosovës. Më të mirët janë njerëzit e Akademisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaroi Sabit Rrustemi.
“Tubimi madhështor këtu është porosia më e mirë se kah do të shkojë Pogragja. Jam thellë i bindur se ju të gjithë do të rrreshtoheni përkrah LDK-së dhe do të mundësojmë që akademik Isa Mustafa të udhëheqë Kosovën me program të qartë për punësim, prosperitet, demokraci, e zhvillim”, ka thënë kandidati Fatmir Rexhepi.
/e sponsorizuar/