Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimin nëpër të gjitha Komunat e Kosovës, nga data 26 prill deri më 25 maj 2022, për të aplikuar për subvencione për kultura të ndryshme bujqësore.
“Në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan është duke vazhduar me aplikime për fermerët e komunës sonë, deri me sot kanë aplikuar 375 fermerë, e që pritet të jenë diku rreth 800 deri 900 aplikime”, thonë drejtuesit e kësaj Drejtorie.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi ka thënë se është pranë zyrtareve dhe fermerëve ne ketë periudhe të aplikimit, duke i ‘u uruar atyre suksese në aplikim e punë të mbarë gjatë punës në tokat e tyre bujqësore.
“Fermerët dhe zyrtarët, e kanë falënderuar drejtorin për interesimin ndaj tyre e veçanërisht ndaj fermerëve, në këtë fazë të rëndësishme për ta”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE/.