Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Kamenicë, e cila arrin vlerën mbi 410 mijë euro.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se projektet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar, dhe puna nuk do të ndalet.
“Work in progress. Mirëmëngjesi me këto pamje nga Shkolla Profesionale në Kamenicë, e cila ka vlerën prej mbi 410 mijë euro. Vazhdojmë me punë”, tha ai.
Realizimi i këtij projekti u mundësua nga Organizata “Qëndresa Kosovare” përmes donatorit nga Kuvajti, si dhe Komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/