Po vazhdojnë punimet në stadiumin ndihmës me bari sintetik, në Gjilan, i cili po adaptohet për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.Tashmë janë larguar kubëzat e betonit të cilat kanë qenë në pjesën e dedikuar për parking dhe kjo hapësirë është liruar krejtësisht dhe është e gatshme për t’u shfrytëzuar si parking.
Gjithashtu, janë betonuar edhe pikat vrojtuese të cilat do të shërbejnë për vendosjen e kamerave që do t’i asistojnë sistemit VAR.
Ndërkaq, së shpejti do të kemi përfundimet e punimeve dhe nisjen e zhvillimit të ndeshjeve të ekipeve të qytetit në këtë stadium.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, të hënën ka vizituar punimet aty, duke shfaqur zotimin e përfundimit të tyre sa më shpejt.
Kreu i Gjilanit ka theksuar se janë vetëdijshëm që në bari sintetik zhvillimi i ndeshjeve për nivelin siç i kemi klubet në Superligë nuk është adekuat, por kjo është një formë të masës emergjente me qëllim që stadiumit të qytetit t’i krijohet hapësirë për punë. /2LONLINE/