Taksa e vendosur në Rrugën e Kombit, e madhe për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, dhe mund të ndikoje në ngritjen e çmimeve të produkteve në bizneset në Kosovë.
Shkruan: Fikri Mehmeti
Krahas taksës ditore të vendosur në rrugën e kombit, duhet të jetë edhe taksa vjetore (vinjetë), kjo për arsye se personat të cilët udhëtojnë një apo dy herë brenda vitit nuk e kanë problem pagesën e taksës prej 5 €, edhe pse e madhe krahasuar me vendet tjera në rajon, por lëvizjet më të shpeshta do të preknik direkt në ekonominë e qytetarëve. Duke pas parasysh se shumica e bizneseve në Kosovë importojnë mallëra nga Shqipëria, kjo bënë që shumë mjete transporti të paguajn hyrje-dalje të shtrenjtë, dhe kjo do të qonte deri tek rritja e çmimeve të produkteve të cilat do të prekin direkt konsumatorët – qytetarët.
Për të mos ardhur deri në këtë përfundim, do të duhej të vendoset një opsion takse ”taksë vjetore”, ku mjetet e transportit, autobusat dhe veturat të cilat lëvizin shumë herë brenda vitit, të taksohen më pak, kjo që mos të kemi efekte negative në ekonominë e vendit. E rëndësishme të ceket se vendet si Zvicra,Gjermania dhe vendet tjera në rajon me gjithë alternativat në lëvizje që ofrojnë, kanë taksa ditore dhe vjetore shumë më të lira.
Përndryshe, Rruga e Kombit duhet të ketë taksa sepse ato kthehen në shërbim të qytetarëve duke i mirëmbajtur rrugët me paratë e grumbulluara. Dhe jo pak herë gjatë dimrit krijohen vështirësi në lëvizje dhe ndodhin aksidente si rezultat i mosmirëmbajtjes së rrugës. Vetëm nga taksat ditore do të grumbullohen mbi 13 milion euro brenda vitit, që do të thotë se mjaftojnë për mirëmbajtje të mirëfillt në këtë rrugë.