Brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 55 aksidente, shqiptuar 2 mijë e 264 gjoba, janë arrestuar 17 persona.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 264 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 55 aksidente trafiku, prej të cilave, 16 me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 17 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/