Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka parë nga afër punimet që po bëhen në rregullimin e argjinaturave në lumin “ Morava e Binçës” në Viti.
Rregullimi i këtyre argjinaturave është mirëpritur nga qytetarët pasi që sipas tyre me këtë edhe po zbukurohet edhe një pjesë e qytetit të Vitisë, thuhet në njoftimin e komunës.