DYLON

Selimi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës do të jenë një krah i fortë i Preshevës

Selimi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës do të jenë një krah i fortë i Preshevës
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi po qëndrojnë në Preshevë të cilët u pritën nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Titulli.com.

Në një konferencë për gazetarë ministrja Stublla tha se po përcjellin me kujdes gjendjen e shqiptarëve në këtë pjesë dhe se trajtimi i pakicës shqiptare duhet të jetë i ngjashëm me trajtimin e pakicës serbe në Kosovë.

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë në Kosovës theksoi se Presheva nuk është në pozicion të mirë sepse është lënë anash për shkak të shumë çështjeve politike.

EkoHigjiena

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës do të jenë një krah i fort i Preshevës, raporton Titulli.com.

Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha se me delegacioni e Kosovës ka biseduar rreth sinkronizimit dhe bashkërendimit të politikave rreh pandemisë dhe fazës finale të dialogut.

Kjo ishte vizita e parë e qeverisë Hoti të realizuara në komunën e Preshevës.

Titulli.com

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/141396934261426

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.