/2L ONLINE/ – Në fshatin Debelldeh të Vitisë, kanë filluar punimet në rivizalizimin e kësaj shkolle. Kjo u bë e mundur falë njerëz të vullnetit të mirë nga mërgata dhe atë përmes shoqatës “ Begunca”. Me rivizalizimin e kësaj shkolle jo vetëm që do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e procesit mësimor por edhe do të krijohet hapësirë e mjaftueshme që nxënësit e saj të zhvillojnë mësimin me një ndërrim.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Arsim, Qahil Sinani kanë vizituar sot këtë objekt shkollor që është në rivitalizim e sipër. Me këtë rast Kryetari Haliti falënderoj këtë shoqatë por edhe të gjithë njerëzit vullnet mirë nga mërgata të cilët nuk po i harrojnë bashkëvensasit e tyre në Kosovë duke realizuar projekte të rëndësishme për ta siç është kjo shkollë.” Më të vërtetë ju jemi falënderues të gjithë atyre që po mundësojnë që të bëhet rivitalizimi i kësaj shkolle. Rivitalizimi i saj është shumë i nevojshëm për banorët e këtushëm në veçanti për nxënësit dhe personelin arsimor”, u shpreh Haliti.
Ai tha se në këtë objekt shkollor pos që po bëhet rivitalizimi i tërësishëm i këtij objekti do të vendosët edhe rrethoja, poligonet sportive, krijohen hapësira të mjaftueshëm për nxënësit si dhe ngrohja qendrore. Haliti tha se mërgata në vazhdimësi ka ndihmuar bashkëvendësit e tyre në sferat e ndryshme duke potencuar se institucionet komunale të Vitisë ju janë mirënjohës për kontributin e tyre.
Ndërkaq Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim potencoi se pasi të përfundoj punimet në rivitalizimin e kësaj shkolle, nxënësit përveç që do të zhvillojnë mësimin në një ndërrim, duke numëruar disa nga të mirat që sjellë kjo.
“Më të vërtetë është më mirë që procesi mësimor të zhvillohet në një ndërrim, pasi që nxënësit e kësaj shkolle janë të ciklit të ultë dhe të lartë. Njëri cikël punon paradite ndërsa tjetri pasdite. Me një ndërrim ata do të kenë mundësinë që të udhëtojnë bashkë dhe duke pasur parasysh se fshati Debelldeh është shumë i shpërndarë në lagje prandaj mund të organizohet edhe më lehtë udhëtimi i tyre si dhe po ashtu kjo do të ndikoj edhe në uljen e shpenzimeve“, u shpreh Sinani.
Edhe Isa Hasani, mësimdhënës në këtë shkollë pajtohet se me rivitalizimi i kësaj shkolle po krijohen kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimdhënie duke potencuar në veçanti se mësimi në një në një ndërrim të vetëm është edhe në të mirën e mësimdhënësve. /2L ONLINE/