“Në Beguncë të Vitisë, po zhvillohen punimet në hapjen dhe ndërtimin e rrugës e njohur me emrin “Rruga e Mullirit”.
Sipas drejtuesve të komunës, kjo rrugë e vjetër ishte vështirë e qarkullueshme për mjetet motorike e që kryesisht shfrytëzohej nga nxënësit e një pjese të banorëve të këtij fshati për të arritur në shkollë.
Me këtë rast punimet nga afër i pa edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili u prit edhe nga disa banorë që falënderuan atë për këtë projekt infrastrukturor, thuhet në njoftimin e komunës.
Përndryshe kryetari Haliti, potencoi se ata do të vazhdojnë me realizimin e projekteve në çdo cep të Vitisë. /2LONLINE/