Studentët e punëtorisë #HeritageLab – “Rigjetja e Trashëgimisë së Letnicës” janë duke punuar në Mullirin e Frok Dokiçit në fshatin Letnicë të Vitisë.
Me këtë rast Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport i ka vizituar ata gjatë punëve që po zhvillojnë në rikonstruimin e një pjese të mullirit dhe atë sipas metodave burimore me gurë dhe baltë, duke ia kthyer atij autenticitetin në tërësi.
Puna praktike është duke u koordinuar dhe mbikëqyrur nga ekspertë të restaurimit.
Kjo punëtori u organizua nga CHwB Kosova dhe financohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.