Në këtë mbledhje po diskutohet rreth raportit të punës së vitit 2022, për temat si më poshtë;
Raporti i punës së DSHMS-së
Raporti i punës së QKMF-së
Raporti mbi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër gripit sezonal gjatë vitit 2022
Informatë rreth nevojave të qytetarëve në skemën- ndihmë në barëra
Të ndryshme
Pjesë e këtij takimi janë Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, Drejtoresha e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, Dr. Veton Uka, Dr. Ismet Uruqi, Kryesuesja e Komitetit znj. Arbresha Berisha, si dhe anëtarët e tjerë të këtij komiteti.
Totali i ofrimit të shërbimeve nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për banorët e Komunës sonë ishte 603.649 për vitin 2022
Furnizimi me barëra dhe materiale të tjera shpenzuese nga lista esenciale e Ministrisë së Shëndetësisë, 43% me barëra, 81% material shpenzues, 100% furnizimi me insulina
32173 Shërbime laboratorike- Analiza Hematologjike e Biokimike
17314 Shërbime të Kujdesit Paliativ
16047 Insulina të shpërndara
5600 doza te vaksinimit kundër gripit sezonal- janë mbuluar të gjitha kërkesat e qytetarëve
Shpërndarja bëhet gjithashtu në çdo njësi kërkuese për aq sa ka qenë nevoja
15184 doza vaksinimi të rregullt, nga mosha 0-18 vjeç
Vaksinim i kënaqshëm me mbi 95%, sipas rregullave të OBSH-së
Rritje e kërkesave për ndihmë me barëra, gjendja ekonomike e qytetarëve shtysë kryesore
Pjesa dërmuese e kërkesave kanë të bëjnë sëmundjet malinje, duke vazhduar me sëmundjet e zemrës, oftalmologjike etj
95690 euro subvencionim me barna për 2022
Gjithashtu po jepen rekomandime të rëndësishme se si të ngritet cilësia në shërbime.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Gjilan