DYLON

PDK-ja mobilizohet në mbështetje të Marshit për Drejtësi!

PDK-ja mobilizohet në mbështetje të Marshit për Drejtësi!
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në të gjitha nivelet dhe me të gjitha kapacitetet e saj, është duke u mobilizuar për pjesëmarrje masive në mbështetje të Marshit për Drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.

Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK, drejtorët, asamblistët, Degët, Nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të githa format – për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Liria Ka Emër – UÇK!

EkoHigjiena

Të dielën, me 2 prill, në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të gjithë bashkë do të marshojmë për drejtësi: Për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për drejtësinë e historisë tonë më të lavdishme, për ata që na sollën lirinë!

Ejani të gjithë të Marshojmë për Drejtësi!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.