/2L ONLINE/ – Duke iu referuar raportit të policisë për incidentet kriminale të 24-orëshit të fundit, në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar dy raste, një rast i klasifikuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe tjetri rast i arrestimit të personit të kërkuar.
Sipas policisë rasti i parë është regjistruar në Viti ku, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se person-a të panjohur gjatë natës kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet me familje jashtë shtetit.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
Ndërsa shtë raportuar edhe për një arrestim në aeroportin ”Adem Jashari” në Prishtinë ku në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/