Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, i ka shtyrë grupin e tifozëve të Prishtinës “Plisat” që të organizojnë një protestë paqësore, në mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
Protesta fillon në orën 18:00 te shtatorja e Skenderbeut në sheshin Nënë Tereza.
“Atyre që përpiqen me na bind se dhuna policore ishte reagim ndaj dhunës së protestuesve, iu themi që janë të lirë të organizojnë protestë kundër dhunës se ushtruar ndaj policëve, pune e tyre është”, thuhet në njoftimin e protestës.