Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur sot në takim drejtorin e Shoqatës për Efikasitet të Energjisë së Ri-përtritëshme (SHEER), si dhe ekspertin e efiçiencës së energjisë, Arsim Kuliqi.
Në këtë takim u bisedua rreth Planit të Veprimit të Komunës për Energji dhe Klimë (PVKEK), që ka për qëllim investimin për kursimin e energjisë elektrike në këtë rast në komunën e Vitisë. Ky plan i veprimit përfshinë sektorin e ndërtesave, sektorin e transportit, dhe sektorin e ndriçimit publik.
Nënkryetari Aliu e ka mirëpritur këtë plan të veprimit dhe ka falënderuar organizatën SHEER. Ai tha se duke i ditur nevojat e shumta të komunës, për projekte të tilla komuna e Vitisë çdoherë është e gatshme për bashkëpunim. /2LONLINE/