Policia e Kosovës (PK) me apel: Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, ndryshimet atmosferike, reshjet e vazhdueshme dhe moti i ftohët në vendin tonë,
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica./2LONLINE.com/