Policia e Kosovës (PK) në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije për sulmin vrasës, mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër.
Sipas policisë, nga një i dyshuar i panjohur është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) autobusi që ishte duke bartur udhëtarë (nxënës).
Janë vrarë tre persona (drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës) dhe një tjetër(nxënës) është plagosur.
I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.
Raporti i Policisë:
VRASJE E RËNDË
Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore. /2LONLINE.com/