Në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë(FARSH), një kontingjent i FSK-së ka realizuar trajnimin për Forcat Speciale, në mjediset e Regjimentit të Operacioneve Speciale të FARSH u zhvillua ceremonia e përfundimit të këtij kursi.
Në këtë aktivitet morën pjesë komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, ushtarak të larte të FARSH, përfaqësues nga FSK dhe miq e familjarë të kursantëve.
Në kuadër të ceremonisë të pranishmit kanë parë nga afër një demonstrim stërvitor të përgatitur nga kursantët duke kryer veprime taktike si: luftim i afërt, goditje objekti, qitje ndaj objektivave të lëvizshme, qitje me precize, qitje me pengesa, qitje me snajper etj.
Ky kurs ka përgatitur kursantët për operatorë të Forcave Speciale me të gjitha aftësitë taktike dhe psikologjike, profesionale, drejtuese dhe luftarake për të qenë të suksesshëm në të gjithë spektrin e gjerë te operacioneve speciale.
Kursi i Forcave Speciale u zhvillua për një periudhë 6 – mujore me kursant nga Forcat e Armatosura te Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/