DYLON

Kryetari Haliti sheh nga afër ecurinë e projekteve që po realizohen në Pozheran

Kryetari Haliti sheh nga afër ecurinë e projekteve që po realizohen në Pozheran
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Pozheranin, për të parë nga afër disa projekte që janë realizuar e po realizohen.

Ai i shoqëruar nga bashkëpunëtor dhe nga Koordinatori i Pozheranit, Ilir Zuka, ka parë nga afër projektet infrastrukturore si: asfaltimi i degëzimit të rrugës “Martirët Demiri”, degëzimi i rrugës në lagjen Alidema dhe degëzimi i rrugës “Hysen Dragobuzhda”.

EkoHigjiena

Gjithashtu ata kanë vizituar edhe projektin e pastrimit, hapjes të përroskes dhe veshjes me gurë por edhe të asfaltimit të rrugës, platos dhe hapësirës për parkim pranë fushës ndihmese të Klubit Futbollistik “Vllaznia”.

Kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë po vazhdon të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e saj, duke përmendur edhe projektet që janë realizuar e do të realizohen në Pozheran. Ai shtoj se pos rrugëve që sapo janë asfaltuar e kanë parë të arsyeshme të punojnë edhe në fushën ndihmëse, jo vetëm të rrugës por edhe të hapsirës për rreth duke krijuar vend për parkim. Ndërkaq Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit, pos që i mirëpriti këto projekte shtoj se Pozherani ka edhe nevoja të tjera duke i përmendur disa nga to. Z. Zuka shprehi shqetësimin për mos përfundimin e objektit të ri të shkollës nga niveli qendrorë. Ndërkaq lidhur me projektin pranë fushës ndihmese foli Agon Pira, drejtor i KF ” Vllaznia” – Pozheran. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.