Në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Turqisë dhe prioriteteve të Komandantit të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe profesionalizimin në fusha specialistike një ekip e FSK-së ka marrë pjese në Izmir të Republikës së Turqisë në trajnimin për operim dhe mirëmbajtje të Automjetit Vuran dhe sistemit Alkar 120mm.
Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me Kompanitë BMC dhe Aselsan, duke ofruar ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme për operim me këto pajisje, të cilat pajisje ushtarake së shpejti do të jenë pjesë e kontingjentit të pajisjeve të FSK-së. /2LONLINE/