Avancimi i kapaciteteve të C3 (Komandë, Kontroll dhe Komunikim) është ndër objektivat kryesore të FSK-së, në funksion të ushtrimit të autoritetit dhe drejtimit karshi misionit, me këtë qëllim për 15 javë është realizuar trajnimi “Mirëmbajtja e Nivelit III e Radio Pajisjeve L3 Harris”.
Pjesëtaret e FSK, janë trajnuar dhe certifikuar në teknologjitë e fundit të kësaj fushe, për qëllime të mirëmbajtjes të radio-pajisjeve taktike L3 Harris. Ky trajnim është përmbushje e objektivave të para që FSK, të ngritë kapacitetet e brendshme për mirëmbajtjen e nivelit III-të radio-pajisjeve; dhe është hap kritik në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme të komandës, kontrollit dhe komunikimit në nivel të forcës.
Ky trajnim është rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga SHBA. Kapacitetet e ngritura me ketë trajnim janë tregues i qartë i orientimit profesional të FSK dhe dëshmojnë zhvillimin e vazhdueshëm. /2LONLINE/