Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” që po mbahet në tërë vendin, ka mobilizuar edhe gjilanasit, të cilët iu kanë rrekur pastrimit të Gjilanit, e ku pastrimi po ndodh po thuajse në çdo cep të saj. Pjesë e këtij aksioni janë edhe institucionet e ndryshme të komunës, e njëra ndër to është edhe Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”.
Siç bënë të ditur, Muhamed Suliqi, kryeshef ekzekutiv i kësaj Kompanie, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, që ka për qëllim pastrimin, rregullimin duke përfshirë edhe gjelbërimin, edhe Kompania “Hidromorava”, është bërë pjesë e saj dhe se ka hartuar planin e veprimit për pastrimin rregullimin dhe gjelbërimin në disa hapësira.
“Me kënaqësi jemi bërë pjesë e këtij aksioni dhe si kompani po veprojmë në disa lokalitete si te Penda e Përlepnicës, Lumi Stanishorka, “Te Baja”, FPU “Velekincë{, pastaj te Rezervari te “Kodra e Dëshmorëve” si dhe në hapësirën para objektit të KRU “Hidromorava” – sh.a Gjilan”, ka thënë Suliqi, i cili është shprehur i kënaqu me angazhimin e deritanishëm të punëtorëve ët kësaj kompanie.
Ai ka bërë të ditur se pas këtij aksioni, në të ardhmen do të vazhdojë mirëmbajtja e këtyre hapësirave.